Renditja e FIFA-s, ‘L’Equipe’ zbulon si do të jetë ‘top-10’ në fund të vitit 2024

Renditja e FIFA-s, ‘L’Equipe’ zbulon si do të jetë ‘top-10’ në fund të vitit 2024

14:15, 20/11/2024

Pas fitores kundër Italisë në ‘San Siro’ në sfidën e raundit të fundit të fazës grupore të Ligës së Kombeve, Franca shpresonte ta përfundonte vitin kalendarik në vendin e parë në renditjen e FIFA-s.

Kishte vetëm një mundësi: Argjentina duhej të pësonte humbje ndaj Perusë, por përfaqësuesja bardhekaltër nuk e la mundësinë t’i ikte nga duart dhe fitoi 1-0 falë golit të mrekullueshëm të Lautaro Martinezit nga pasimi i Lionel Messi.

Kampionët e botës do të mbajnë kështu vendin e parë në renditjen e fundit të FIFA-s për vitin 2024, para Francës dhe Spanjës kampione të Evropës.

Renditja e ardhshme e FIFA-s sipas ‘L'Equipe’:

Argjentina       1.867,25 pikë

Franca             1.859,79

Spanja             1.853,28

Anglia             1.813,81

Brazili             1.775,85

Portugalia       1.756,12

Holanda          1.747,55

Belgjika          1.740,62

Italia                1.731,51

Gjermania       1.703,79

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco