Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sonte në mbrëmje në orën 20:45 në “Air Albania” ndeshjen e fundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës, shkruan Syri.net.
Kuqezinjtë do të synojnë fitoren dhe të shpresojnë te barazimi i Çekisë me Ukrainën, për të siguruar vendin e parë në grup, që do t’i mundësonte kualifikimin në Ligën A.
Të besuarit e Silvinjos do të kenë si përherë mbështetjen e tifozëve, që pritet të jenë të shumtë në numër.
Tifozët kuqezi kanë nisur festën me këngë patriotike si zakonisht.
Atmosferën e krijuar më shumë se 2 orë para sfidës mund ta shihni në videon që ka siguruar Syri.net.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: