Botërori 2026/ UEFA dhe FIFA marrin vendimin e përbashkët për Rusinë

Botërori 2026/ UEFA dhe FIFA marrin vendimin e përbashkët për Rusinë

16:16, 19/11/2024

Rusia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Ky është vendimi që e kanë marrë bashkërisht UEFA dhe FIFA, duke e lënë në fuqi vendimin për ta mbajtur të pezulluar Kombëtaren Ruse nga garat ndërkombëtare.

Ky vendim kishte ardhur në shkurt të vitit 2022 pas luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

E ky vendim do të vlejë edhe për Botërorin e ardhshëm, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Mediat ruse mësojnë se vendimi për ta lënë jashtë ombrellës së UEFA-s e të FIFA-s futbollin rus do të vazhdojë, si për Kombëtaren ashtu edhe për klubet.

Shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 do të hidhet më 13 dhjetor dhe prej tij do të nxirren 12 grupe në zonën evropiane.

RusisĂ« s’iu lejua tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2022 e as nĂ« Evropianin 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco