Shqipëri-Ukrainë (20:45), sot akti i fundit drejt ‘ajkës’ së futbollit evropian

Shqipëri-Ukrainë (20:45), sot akti i fundit drejt ‘ajkës’ së futbollit evropian

09:07, 19/11/2024

Shqipëria në aktin e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve, që mund të vlejë ngjitjen në “ajkën” e futbollit evropian: Liga A.

Kuqezinjtë presin Ukrainën në “Air Albania” me dëshirën e madhe për të marrë tri pikët, që minimumi do t’i dërgonte të besuarit e Sylvinhos në play off, duke mbajtur të gjalla shpresat për ngjitjen në Ligën A.

Mund të ndodhë mrekullia që një kombinim rezultatesh t’i katapultojë kuqezinjtë direkt në vendin e parë: Shqipëria fiton me Ukrainën dhe Çeki-Gjeorgji përfundon pa fitues.

Ka edhe një skenar tjetër, më pak i mundshëm, që e çon Shqipërinë në krye të grupit: fiton si Shqipëria dhe Gjeorgjia, por suksesi i kuqezinjve duhet të jetë me tre gola më shumë se i gjeorgjianëve (Gjeorgjia ka golaverazh +2, kurse Shqipëria -1).     

Sa i përket formacionit të Shqipërisë, ndryshimi i vetëm pritet të ndodhë në sulm, me rikthimin e Mirlind Dakut në rolin e titullarit në vend të Indrit Tucit, i konsumuar jo pak fizikisht në ndeshjen me Çekinë.

Duke para dhe alternativat e pakta, Sylvinho vështirë të bëjë ndryshime në repartet e tjera: Strakosha në portë, Ismajli e Ajeti në qendër të mbrojtjes, me Balliun e Mitajn nga krahët; Asllani, Ramadani e Laçi në mesfushë, me Seferin e Bajramin në ndihmë të sulmuesit të avancuar Daku.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco