Kosova e mbyll me fitore, pret vendimin e UEFA-s për sfidën me Rumaninë

Kosova e mbyll me fitore, pret vendimin e UEFA-s për sfidën me Rumaninë

22:44, 18/11/2024

Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur aventurën e saj në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” kanë arritur fitore me shumë vështirësi ndaj Lituanisë (1-0), kjo pasi në fund të pjesës së parë Muharrem Jashari u ndëshkua me të kuq.

Pikërisht Jashari ishte golashënuesi i vetëm i takimit, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e pestë të ndeshjes.

Kosova nuk pati më raste të mira shënimi në pjesën e dytë, teksa lituanezët arritën të godasin dy herë shtyllën.

Po ashtu edhe Arijanet Muric pati disa ndërhyrje të mira, duke mbajtur portën e paprekur.

Kosova me këtë fitore shkon në 12 pikë, duke mos llogaritur ndeshjen ndaj Rumanisë, për të cilën UEFA ende s’ka marrë vendim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco