Deschamps, për Mbappenë: S’jam i çmendur që e aktivizoj qendërsulmues

Deschamps, për Mbappenë: S’jam i çmendur që e aktivizoj qendërsulmues

19:29, 17/11/2024

Vendimi i trajnerit të Francës, Didier Deschamps, për të mos thirrur Kylian Mbappenë për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë bëri bujë. Mirëpo, në konferencën e fundit për shtypin, trajneri i skuadrës franceze e arsyetoi në këtë mënyrë zgjedhjen e tij.

Vendimi rrjedh nga forma e dobët e qendërsulmuesit të Real Madridit në fillim të sezonit. Nga grumbullimi i Francës, Deschamps nuk ia ka mbyllur derën qendërsulmuesit të Real Madridit.

“Nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të kthehet. Ai po kalon një kohë të vështirë, por ka gjithçka për të ribërë atë që ka bërë. Ai mund të luajë në role të ndryshme, pastaj varet nga kombinimet”.

Deschamps më pas foli për pozicionimin e tij në fushë.

“Do të më thoni se jam i çmendur që e aktivizoj si qendërsulmues, por dy trajnerët e fundit në klub e kanë bërë atë të luajë në atë pozicion. Ai nuk ka profilin e Olivier Giroud, kështu që varet nga skuadra me të cilën luajmë kur ai është në qendër, ai tenton të luajë më shumë në të majtë sesa në të djathtë, megjithëse e pashë duke luajtur në të djathtë për Realin e Madridit në një nga ndeshjet e fundit, por gjithmonë duhet t'i japësh shumë liri."

Në 16 ndeshje zyrtare të luajtura me Realin, Mbappe ka shënuar 8 gola, por shpesh ka mbetur “thatë” në ndeshje të mëdha, siç ndodhi kundër Barcelonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco