VIDEO/ Vata shkëlqen me Irlandën, a ka interes FSHF për djalin e ish-mbrojtësit kuqezi?

VIDEO/ Vata shkëlqen me Irlandën, a ka interes FSHF për djalin e ish-mbrojtësit kuqezi?

18:33, 17/11/2024

Roko Vata, djali i ish-mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, vazhdon të shkëlqejë në përfaqësueset e moshave të Irlandës. Tashmë pjesë e përfaqësueses U-21, Vata spikati në takimin miqësor me Suedinë, të mbyllur me fitoren 3-2 të skuadrës Irlandeze.

19-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 48-të të takimit për rezultatin e përkohshëm 2-1 me një goditje të saktë brenda zonës, në një pozicion të prirët.

Goli i Rocco Vatës

Interesant fakti që Roko Vata mori pjesë edhe në dy golat e tjerë të skuadrës së Irlandës, duke treguar se mbetet një futbollist premtues.

Emri i Roko Vatës është bërë shpesh temë e diskutimeve në emisionet sportive, me babanë e tij, Rudi Vata, që pretendon që djalin e tij nuk e kanë ftuar kurrë për të qenë pjesë e përfaqësuesve të Shqipërisë.

Gjithsesi, duke u nisur nga fakti që ai ende nuk ka luajtur me Kombëtaren A të Irlandës, ekziston mundësia që nëse ftohet nga FSHF dhe ai sigurisht ka dëshirën për të kontribuar për ngjyrat kuqezi, në të ardhmen e afërt të bëhet pjesë e Kombëtares Shqiptare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco