Neymar është gati për një rikthim të bujshëm në Brazil. Kështu thuhet në një raport në Amerikën e Jugut, të dielën, i cili pretendon se 32-vjeçari është gati të nënshkruajë për klubin e tij të vjetër, Santos.
Neymar hyri në radhët e Santosit dhe bëri debutimin e tij në vitin 2009, duke shënuar 107 gola në 177 paraqitje.
Tani duket se sulmuesi veteran është në mbyllje të ciklit të tij futbollistik, kështu që ka vendosur të rikthehet në klubin që e bëri të njohur në moshe fare të re.
Gazetari brazilian, Cesar Luis Merlo, i cili është një burim i respektuar për të gjitha transferimet në vendin e tij, ka pohuar se është arritur një marrëveshje midis lojtarit dhe Santosit me një përfundim të marrëveshjes së tij me Al-Hilal.
Neymar iu bashkua klubit të Arabisë Saudite në vitin 2023, por ka luajtur vetëm tri herë pasi pësoi një dëmtim të rëndë vitin e kaluar, që e mbajti jashtë fushë për një kohë shumë të gjatë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: