Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” sfidën e parafundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë, shkruan Syri.net.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku rastet më të rrezikshme i kishin miqtë.
Në minutën e 12-të, Çekia ishte pranë golit, pasi nga një goditje këndi, Jamelka gjuan me kokë dhe topi përplaset në traversë.
Sërish miqtë godasin traversën vetëm 1 minutë me pas, pas një gjuajtje nga jashtë zone e Cerv.
Edhe kuqezinjtë patën mundësitë e tyre, por pa rezultat.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e fraksionit të parë të lojës.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: