Ish-sulmuesi i Kombëtares, Kapllani: Ja ku duhet të ketë kujdes Shqipëria

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Kapllani: Ja ku duhet të ketë kujdes Shqipëria

20:44, 16/11/2024

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, foli në prag të duelit që Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë.

“Ndeshja e parë në Çeki ishte për t’u harruar. E shikoj këtë ndeshje të ngjashme me atë para 1 viti. Rëndësia është po e njëjta, shpresoj ta arrijmë me euforinë e Gjeorgjisë. Një ndeshje e mire me një rezultat pozitiv në anën tonë.

Nuk ka surpizë në formacion duke parë alternativat që kishte Silvinjo. Mungon Daku, kështu që do të shikojmë. Shpresoj që Tuci të bëjë një ndeshje të mira. Ekipi çek është ekip shumë fizik, duhet t’i marrim masat me goditjet standarde. Të shfrytëzojmë entuziazmin e publikut”, u shpreh Kapllani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco