Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sot në “Air Albania” sfidën e parafundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë, shkruan Syri.net.
Kuqezinjtë do të synojnë fitoren ndaj çekëve, për të shpresuar që në fund të renditen të parët në grup, në mënyrë që të kualifikohen për në Ligën 1, të më të fortëve.
Skuadra e Silvinjos ka 6 pikë pas katër sfidave të luajtura, ndërsa kundërshtari 7.
Kjo sfidë mjaft e vlefshme për fatet e të dy skuadrave në grup do të fillojë në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: