Shqipëri-Çeki/ Silvinjo dërgon katër lojtarë në tribunë

Shqipëri-Çeki/ Silvinjo dërgon katër lojtarë në tribunë

17:23, 16/11/2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Çekinë, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që nis në orën 20:45.

Nga lista e publikuar për ndeshjet e nëntorit, kundër Çekisë do të mungojnë katër lojtarë. Mungesa që janë nga porta në sulm.

Silvinjo ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e Simon Simonit, Jon Mersinajt, Feta Fetait dhe Mirlind Dakut.

Katër lojtarë që u zgjodhën nga Silvinjo për ta ndjekur ndeshjen në tribunën e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Diçka e detyruar pasi lista e Kombëtares ishte me 27 lojtarë.

Në këtë mënyrë numri u reduktua në vetëm 23 sa është dhe e lejuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco