Kosova nuk ia del të bëjë mrekullinë në Rumani në ndeshjen e parafundit të këtij edicioni të Ligës së kombeve dhe humb çdo shans për vendin e parë në grup.
Takimi në Arenën Kombëtare të Bukureshtit u mbyll me rrjeta të paprekura, me dardanët që shpërdoruan shumë raste të gjatë 90 minutave për të shënuar të paktën një gol.
Muharrem Jashari humbi një një mundësi të artë shënimi, pasi nuk ia doli të mposhtte portierin e Rumanisë në minutën e 20-të.
Në të 29-tën, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi nuk patën ndoshta fat për ta dërguar topin në rrjetën pasi portieri i Rumanisë bëri mrekullinë.
Në fund të pjesës së parë vjen rreziku i parë në portën e Muric, me topin që godet shtyllën.
Dominimi i Kosovës me raste vijoi edhe gjatë pjesës së dytë, por disi egoizmi dhe mungesa e fatit nuk i çoi dardanët drejt golit.
Me barazimin 0-0, Kosova mbetet përfundimisht pas Raumanisë, që ka tri pikë më shumë, por avantazhin e ndeshjeve të drejtpëdrejta.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: