Cristiano Ronaldo vazhdon të bëfasojë në fusin e blertë edhe pse po shkon 40 vjeç. Sulmues veteran luzitan realizoi dygolësh me përfaqësuesen e tij në fitoren e thellë 5-1 kundër Polonisë, rezultat që i siguron |Portugalisë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës A.
CR7 realizoi golin e dytë (me penallti) dhe të fundit të tij, ndërsa autorë të tjerë të golave të Portugalisë ishin Leao, Bruno Fernandes dhe Neto.
Goli i Marczuk në fund të takimit i vlejti vetëm për statistikë Polonisë.
Ronaldo shkon në kuotën e 135 golave në 217 ndeshje me vendin e tij.
Në ndeshjet e tjera, Spanja fitoi 2-1 në fushën e Danimarkës, Skocia mposhti 1-0 Kroacinë dhe Zvicër – Izrael u mbyll 1-1.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: