“Nuk do ta përjashtoja kurrë të bëj diçka te Real Madridi në të ardhmen”. Me këto fjalë Toni Kroos, gjatë podcast-it 'Einfach mal Luppen', të cilin ai e prezanton së bashku me vëllanë e tij, bëri që të shkëlqejnë sytë e miliona tifozëve të “merengues”, ende të zemërthyer nga lamtumira e tij nga futbolli në fund të sezonit të kaluar.
Ish-mesfushori i klubit spanjoll dhe i kombëtares gjermane, në fakt e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t'i mbyllë derën një bashkëpunimi të ri.
"Domethënia që ka për mua Reali i Madridit do të jetë gjithmonë e njëjta. Ishte një periudhë shumë e gjatë, shumë e madhe, shumë e mbushur me suksese dhe dashuri për Realin Madridin. Do të jetë gjithmonë kështu, do të jem gjithmonë afër Realit, kjo është e sigurt.
Ndonëse, për momentin, Toni Kroos është tërësisht i fokusuar në jetën e tij të re dhe ka synime të tjera personale, nuk ia mbyll derën klubit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist, duke fituar gjithçka:
“Tani jam plotësisht i zënë me projektet e mia, por duke pasur parasysh marrëdhënien time me Madridin, nuk do ta përjashtoja kurrë të bëj diçka me klubin herët a vonë”.
Rikthimi te Reali, në role të tjera, nuk mund të ndodhë në afat të shkurtër:
“Gjëja e parë që do të thosh tani në rast ofertë është jo. Por nuk po them që nuk do të bëj diçka ose nuk do të kem një lidhje me Realin e Madridit në jetën time, pa dyshim që nuk do ta përjashtoja. Nuk e di se në çfarë roli, por nuk do ta përjashtoja mundësinë e kthimit në Madrid herët a vonë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: