Arlind Ajeti beson te suksesi i Shqipërisë në ndeshjen e nesërme me Çekinë. Në konferencë për shtypin, veterani i mbrojtjes la edhe një mesazh domethënës për tifozët.
“Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, por nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren, do ta arrijmë dhe atë.
Thirrja për tifozët: “U bëjmë thirrje tifozëve që të respektojmë himnin e Çekisë, të tregojmë anën tonë të mirë, pavarësisht asaj që ka ndodhur në Çeki.”
Forma e Shqipërisë: “Shpresoj të shohim ekipin që ishte në Gjeorgji, e dimë që ndeshja do të jetë shumë e vështirë, i njohim cilësitë e Çekisë, e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë t’ia dalim”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: