Arsenali duket i rrënuar nga lëndimet. Pas emrave të tillë si Calafiori, Tomiyasu, Tierney, Odegaard, Merino dhe Timber lista rritet më tej, me shtimin e lojtarit të fundit fatkeq të dëmtuar: Ben White.
Sipas informacioneve të mbledhura nga ESPN, mbrojtësi i djathtë anglez ka ngritur flamurin e bardhë me kombëtaren angleze pasi kreu një operacion të vogël në gju në fillim të kësaj jave.
Koha e rikuperimit është ende e pasigurt dhe varet nga suksesi i operacionit, por 27-vjeçari pritet të mungojë në disa ndeshje.
Sipas ESPN, te “Topçinjtë” kanë frikë për një ndalesë disajavore, por për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar.
Në çdo rast, do të ishte një sfidë e madhe për trajnerin Mikel Arteta, i cili në fund të pushimit ndërkombëtar do të përballet me një rikthim intensiv në lojë mes Premier League dhe Champions League.
Nga ndeshja në shtëpi kundër Nottingham Forest më 23 nëntor, në udhëtimin e mesjavës në Lisbonë për t’u ndeshur me Sportingun dhe më pas te vizita në West Ham.
Ndër të tjera, pas barazimit 1-1 të së dielës ndaj Chelsea-t, vetë Arteta pranoi se po “lutej” për të shmangur probleme të mëtejshme lidhur me dëmtimet, pasi i është dashur të bëjë pa disa lojtarë këtë sezon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: