Përplasja mes Francës dhe Izraelit, e planifikuar për këtë të enjte, në orën 20:45, po shënohet nga protestat dhe bojkotet e ndryshme të promovuara në tokën franceze.
Mijëra persona janë pozicionuar përpara ‘Stade de France’, në Paris, ku 5600 pjesëtarë të forcave të policisë janë vendosur për të ruajtur rendin. Ka dyqane të mbyllura dhe vetëm 25 000 tifozë pritet të jenë në stadiumin kombëtar francez, pak më shumë se një e katërta e kapacitet maksimal prej 80 mijë vendesh.
Protestat, megjithatë, nuk ndikojnë në fjalët e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili flet për "antisemitizëm".
"Ne nuk do të përkulemi para antisemitizmit dhe dhuna në Francë nuk do të mbizotërojë kurrë, as frikësimi," tha ai, në një deklaratë të shkurtër për shtypin francez.
Të mërkurën e kaluar, grupet e ekstremit të djathtë në Francë organizuan një gala me qëllim mbledhjen e fondeve për të mbështetur Izraelin, në një kohë kur opinioni publik është i ndarë për shkak të luftës mes izraelitëve dhe Palestinës.
“Jemi shumë të tërbuar, sepse edhe një herë, në komoditetin e një dhome feste, ka njerëz që mbledhin fonde për ushtrinë izraelite, e cila do të masakrojë fëmijët në Palestinë. Kjo është absolutisht e papranueshme”, tha Thomas Portes, anëtar i partisë La France Insoumise.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: