VIDEO/ Ofendoi Kloppin dhe Liverpoolin, tani shfaqet duke thithur pluhur..., zhytet më keq arbitri anglez

VIDEO/ Ofendoi Kloppin dhe Liverpoolin, tani shfaqet duke thithur pluhur..., zhytet më keq arbitri anglez

22:07, 13/11/2024

Në harkun kohor të dy ditëve, jeta profesionale e arbitrit anglez David Coote pësoi një tronditje të thellë profesionale që duket se është e pariparueshme.

Pasi u pezullua nga PGMOL (Professional Game Match Officials Limited), institucion përgjegjës për arbitrimin anglez, pas publikimit të një videoje ku ai ofendonte Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin, gjyqtari 42-vjeçar është përfshirë në një polemikë të re.

Gazeta “Sun” publikoi një video të re, që mendohet se është filmuar një ditë pasi ishte në sistemin VAR në ndeshjen Spanjë-Gjermani në Euro 2024, në të cilën Coote shfaqet duke nuhatur një pluhur të bardhë, që nuk mund të identifikohet.

Përveç pezullimit në vendin e tij, emri i Coote gjithashtu nuk figuron në nominimet e UEFA-s për ndeshjet e kësaj jave dhe ka gjasa që ai të mënjanohet plotësisht ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar, ashtu siç ndodhi në garat e brendshme në Angli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco