Përcaktohet orari i konferencave dhe stërvitjeve zyrtare të Kombëtares për sfidat ndaj Çekisë e Ukrainës

Përcaktohet orari i konferencave dhe stërvitjeve zyrtare të Kombëtares për sfidat ndaj Çekisë e Ukrainës

09:44, 13/11/2024

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, ora 20:45) e Ukrainës (19 nëntor, ora 20:45) në stadiumin “Air Albania”.

Këto dy takime janë shumë të rëndësishme për kuqezinjtë, pasi Kombëtarja lufton për vendin e parë në grupin B1, që do ta kualifikonte automatikisht në Ligën A me ekipet më të mira Europiane.

Grumbullimi zyrtar ka nisur prej ditës së hënë, teksa Kombëtarja po përgatitet intensivisht për dy ndeshjet.

Sakaq, është përcaktuar edhe orari i konferencave dhe stërvitjeve zyrtare për Shqipërinë, Çekinë dhe Ukrainën.

E premte, 15 nëntor 2024

Konferenca zyrtare e Çekisë në stadiumin “Air Albania”,  ora 15:45 .

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 16:30.

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 17:45.

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 18:30.

E shtunë, 16 nëntor 2024

Shqipëri – Çeki, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri

E hënë, 18 nëntor 2024

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 15:45.

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 16:30.

Konferenca zyrtare e Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, ora 17:30.

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 18:00.

E martë, 19 nëntor 2024

Shqipëri – Ukrainë, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco