Fiton kuota emri i Claudio Ranierit si pasardhës i Ivan Juric në stolin e Romës. Sipas asaj që mësoi TMW, tekniku veteran italian është nisur drejt Londrës, ku ndodhen Friedkins, i shoqëruar nga menaxheri Pietro Chiodi.
Për Ranierin do të ishte eksperienca e tretë në krye të skuadrës së kryeqytetit, tifoz i së cilës është deklaruar gjithmonë. E ka drejtuar nga viti 2009 në 2011 dhe për disa muaj, edhe atëherë si zëvendësues, dhe në vitin 2019. Rifillimi i stërvitjes së Romës, ndërkohë, është planifikuar për të enjten në mëngjes, rreth orës 11:00, por pista e Ranierit po forcohet në këto orë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: