Një pasagjeri në avion i ra të fikët, kapiteni i Man. United bën gjestin që tërhoqi vëmendjen

Një pasagjeri në avion i ra të fikët, kapiteni i Man. United bën gjestin që tërhoqi vëmendjen

21:41, 12/11/2024

Bruno Fernandes ishte protagonist i një gjesti të këndshëm në avionin që e çoi në Portugali për t'iu bashkuar grupit që përgatitej për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Sipas informacioneve të raportuara nga “Business Cloud”, kapiteni i Manchester United ka tërhequr vëmendjen e ekuipazhit të kabinës për t’i ardhur në ndihmë një pasagjeri që po i binte të fikët.

"Bruno shkoi në tualet në pjesën e pasme të avionit. Papritur, dëgjuam një britmë për ndihmë dhe të gjithë u kthyen. Bruno mbante një burrë që dukej se po i binte të fikët, nuk e di nëse humbi ndjenjat apo jo", ka deklaruar një nga pasagjerët.

"Anëtarët e ekuipazhit nxituan për ta ndihmuar. Kishte një vend të zbrazët prapa dhe Bruno e ndihmoi zotërinë të ulej. Ai qëndroi me ta dhe u sigurua që ishte mirë. U deshën 5 deri në 10 minuta dhe më pas u kthye në vendin e tij, ai nuk po kërkonte vëmendje."

Vajza që ishte dëshmitare e episodit më pas bëri një ‘selfie’ me mesfushorin sulmues dhe Diogo Dalot, një tjetër lojtar i Manchester United i thirrur nga Portugalia.

"Kur i kërkova të bënte një ‘selfie’, ai ishte i adhurueshëm. E lavdërova që e ndihmoi pasagjerin që nuk ndihej mirë. Sinqerisht, nëse nuk do ta dinim kush ishte, do të kishim menduar se ishte një pasagjer tjetër."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco