Sylvinho s’e ka prej një viti në llogari, sulmuesi: Mungesa në Evropian me rëndoi mendërisht...

Sylvinho s’e ka prej një viti në llogari, sulmuesi: Mungesa në Evropian me rëndoi mendërisht...

17:37, 11/11/2024

Anis Mehmeti, futbollist i Bristol City-t, ka zbuluar se mungesa e tij me Shqipërisë në Kampionatin Evropian verën e kaluar e ka rënduar shumë psikologjikisht. 23-vjeçari mungon prej rreth një viti në kombëtaren kuqezi.

“Unë nuk shkova në Europian dhe kjo me të vërtetë më rëndoi mendërisht, sepse mendova se do të shkoja në Gjermani. Nuk jam thirrur që atëherë. Por unë nuk mund ta kontrolloj atë që po ndodh. Gjithçka që mund të bëj është të përpiqem të shënoj gola dhe të luaj futbollin tim.”

Nr. 11 i Bristol City-t ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e tij të fundit, një penallti ndaj Sheffield United dhe një tjetër përballë Norëichir, dhe shpreson që forma e tij e shkëlqyer do ta rikthejë në mendjen e trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho.

“Sigurisht që dua të rikthehem të luaj për Shqipërinë. Është ëndrra ime dhe e familjes sime që të përfaqësoj vendin tim, por pa dyshim që stafi nuk e sheh të arsyeshme të më grumbullojë për momentin. Thjesht më motivon të punoj edhe më shumë dhe t'u tregoj se çfarë po humbasin. Shpresoj që ata ta shohin atë që jam i aftë të bëj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco