Borussia e Dortmundit, në sulm për Bellinghamin, gati oferta për 19-vjeçarin

Borussia e Dortmundit, në sulm për Bellinghamin, gati oferta për 19-vjeçarin

17:08, 11/11/2024

Në moshën 19-vjeçare, ai është një nga pikat e forta të Sunderlandit, skuadër në krye të kampionatit anglez - së bashku me Sheffield United - me 31 pikë të fituara në 15 ndeshje. Tani për të nis ngjitja në kombëtaren e madhe: referenca është për Jobe Bellingham, vëllai më i vogël i Jude dhe ‘ylli’ i ri në shkëlqim i futbollit britanik.

Prej disa vitesh, falë edhe bëmave të mesfushorit sulmues të Realit të Madridit, të gjithë kanë pritur shpërthimin përfundimtar të lojtarit më të ri në shtëpi: “Black Cats” e morën nga Birminghami në verën e vitit 2023 dhe e përdorën në të gjitha pozicionet në mesfushë, por edhe si sulmues i parë.

Jobe, i lindur në vitin 2005, ka performuar gjithmonë mirë dhe deri më tani ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asiste për skuadrën angleze në 82 paraqitje. Shifra mesatare, por cilësitë e djalit nuk vihen në dyshim dhe në fakt ai sapo është thirrur nga U-21 për ndeshjet e radhës.

Në të ardhmen e afërt mund të ngjitet në Premier League dhe ndoshta mund të bëhet pjesë e një klubi të madh në Evropë.

Bellingham Jr. ai mund të ndjekë gjurmët e vëllait të tij. “The Sun” raporton se po e kërkon Borussia e Dortmundit, skuadër ku u rrit Jude.

Verdhezinjtë do të ishin gati të bënin një investim prej rreth 24 milionë eurosh, 6 më pak se ato të shpenzuara në vitin 2020 për ‘yllin’ aktual të Realit të Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco