Trajneri i Kosovës: Vendi i parë është ende i mundur

Trajneri i Kosovës: Vendi i parë është ende i mundur

13:04, 11/11/2024

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, foli në konferencë për shtyp për grumbullimin e muajit nëntor.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku përballen me Rumaninë në udhëtim dhe presin Lituaninë.

Pozita e parë është ende e arritshme dhe për këtë është i vetëdijshëm Franco Foda, por duhet që ta mposhtin Rumaninë në udhëtim me tre gola diferencë.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se vendi i parë është i arritshëm, teksa shtoi se ka pritur gola më shumë nga futbollistët e tij.

“Vendi i parë është akoma i arritshëm, por duhet njëherë ta mposhtim Rumaninë. Në tri ndeshjet e fundit jam përgjithësisht i kënaqur me ekipin, por jo edhe aq pasi është dashur të shënojmë më shume gola”, deklaroi Foda.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco