Amir Rrahmani ka bërë një deklaratë të shkurtër për DAZN para ndeshjes me Interin në “San Siro”. Mbrojtësi dardan theksoi se kampionati është ende i gjatë, duke nënkuptuar që rezultati i kësaj sfide nuk është vendimtare për garën e titullit.
"Napoli luan gjithmonë me formacione të ndryshme, ne i kemi provuar dhe tani do të shohim se si do të hyjmë në fushë. E rëndësishme është të futemi në fushë me qëndrimin e duhur. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, të gjitha ndeshjet vlejnë tri pikë. Kampionati është ende e gjatë dhe shpresojmë të bëjmë edhe më mirë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: