VIDEO/ Shpendi fiton derbin shqiptar me Kastratin, shënon golin e tetë në Serinë B

VIDEO/ Shpendi fiton derbin shqiptar me Kastratin, shënon golin e tetë në Serinë B

18:07, 10/11/2024

Cristian Shpendi është abonuar me golin në Serinë B, në Itali. Sulmuesi 21-vjeçar në ndeshjen e radhës vuri siglën e tij në përballjen me një tjetër shqiptar, Elhan Kastratin e Cittadellas, duke shënuar me 11-metërsh në minutën e 67-të, teksa pak më herët e kiste zhbllokuar rezultatin në favor të Cesenas Bastoni. Rezultati 0-2 mbeti i përfundimtar i takimit.

Penalltia e shënuar nga Shpendi

Ky ishte dhe goli i tetë në Seria B për Shpendin në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar kryeson aktualisht renditjen e golashënuesve në kampionat. Shpendi gjeti edhe golin e dytë personal gjatë sfidës, por që u anulua me VAR-i për pozicion jashtë loje.

Goli i anuluar Shpendit

Cristian Shpendi me këtë ecuri mbetet kandidat serioz për t’u grumbulluar në Kombëtaren A, ku do të rriste konkurrencën në një repart me emra të rëndësishëm si Broja, Daku, Manaj etj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco