NBA/ LeBron James i jep fitoren Lakers, Cleveland ende i pamposhtur

NBA/ LeBron James i jep fitoren Lakers, Cleveland ende i pamposhtur

10:33, 09/11/2024

Plot 13 ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat fitorja e radhës për Cleveland, që mundi 136-117 Golden State, duke mbetur i pamposhtur.

Ky është suksesi i 10-të për Cavaliers, ekipi i vetëm pa humbje.

Të gjithë titullarët e Cleveland realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Garland me 27 pikë.

Fitore në kohën shtesë për kampionët e Boston, që mundi 108-104 Brooklyn. Vendimtar ishte Jayson Tatum, me 33 pikë.

Fitore në sekondën e fundit për Phoenix, që mundi 114-113 Dallas jashtë fushe (Durant 26 pikë shënuesi më i mirë). Skuadra teksane ndan kreun në Perëndim bashkë me Oklahoma, që sot fitoi 126-107 ndaj Houston.

Rikthehen te fitorja Lakers, që mundën 116-106 Philadelphia, ndeshje ku par vendasit u dallua Davis me 31 pikë.

LeBron James realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 12 rebound e 13 asist.

Rezultatet

Charlotte-Indiana           103-83

Detroit-Atlanta               122-121

Orlando-New Orleans     115-88

Boston-Brooklyn            108-104

Cleveland-Golden State  136-117

Dallas-Phoenix               113-114

New York-Milwaukee    116-94

Memphis-Washington    128-104

Oklahoma-Houston        126-107

Denver-Miami                135-122

Minnesota-Portland        127-102

Lakers-Philadelphia       116-106

Sacramento-Clippers      98-107

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco