Veselinovic: Respekt për Dajën, por s’e kam sfidë me të, Dinamo ekip i fortë

Veselinovic: Respekt për Dajën, por s’e kam sfidë me të, Dinamo ekip i fortë

17:42, 08/11/2024

Trajneri i Partizanit, Veselinovic, doli në konferencë për shypin ku foli për ndeshjen derbi me Dinamon.

𝐏𝐚𝐬 𝐝𝐲 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞̈𝐧𝐚 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐓𝐞𝐮𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐦𝐨𝐫𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐥𝐚𝐫𝐭... 

Si gjithmonë, jam i sigurt që do të luajmë me një klub të madh dhe një klub me mjaft traditë si Dinamo. Në këtë sezon Dinamo tregoi që është skuadër mjaft e mirë. Në futboll gjithmonë duhet të mendojmë për ndeshjen dhe hapin e radhës. Fokusi ynë do të jetë në maksimum për sa i përket takimit që na pret. Jam i sigurt që Dinamo do të jetë një kundërshtar i fortë, në ndeshjen e fazës së parë barazuam 2-2. Ishte ndeshje me përmbysje rezultatesh, kaloi Dinamo në avantazh, më pas ne dhe në fund u mbyll në barazim.

Për sa i përket këtij sezoni mendoj është kampionat shumë i fortë me 6 – 7 skuadra që luftojnë. Në atë që ka shfaqur Dinamo përgjatë këtyre javëve, është një kundërshtar jo vetëm për zonën “play-off” por dhe për trofeun.

E respektojmë maksimalisht Dinamon, por siç e kam thënë fillimisht duhet të respektojmë veten tonë.  Ne do ta përgatisim në maksimum të fokusuar dhe përqendruar, po punojmë në maksimumin tonë, për ta përballuar këtë ndeshje. Do të japim gjithçka për ta fituar ndeshjen.

𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨 𝐤𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐧 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐚𝐭𝐢𝐭. 𝐒𝐢 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐭’𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐧𝐢?

Sulmuesit e Dinamos janë shumë të mirë. Itodo, Zabërgja, Bregu, Vila, jo vetëm ata Gudiabi, por dhe të tjerët janë cilësorë. Mendoj që kanë përzgjedhur një grup mjaft të mirë dhe me eksperiencë, por ne kemi grupin tonë dhe lojtarët tanë, tashmë duhet të mendojmë si t’i shfrytëzojmë mundësitë tona.

𝐒𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐃𝐚𝐣𝐞̈𝐧, 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐝𝐲 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐣𝐞. 𝐄 𝐬𝐡𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞?

Kam një respekt mjaft të madh si për kolegun e Dinamos dhe të tjerët. E di që puna jonë dhe profesioni ynë është i vështirë. Më të rëndësishëm janë lojtarët, performanca e tyre që duhet të tregojnë në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se fokusi ynë do të jetë te lojtarët si gjithmonë. Ne punojmë gjithë kohës me lojtarët dhe duhet ta kemi fokusin tonë tek ato. Për sa u përket rezultateve, ka të mira por dhe momente kur nuk janë të mira. Kam rreth 24 vite që punoj si trajner dhe mendoj se dhe kur kemi moment të mirë, ndoshta rezultatet nuk janë ato që priten. Në profesionin tonë nuk kemi kohë që të gëzohemi apo lumturohemi. E them sinqerisht që si trajneri i Dinamos dhe të tjerët janë mjaft të nderuar. Mendoj është trajner shumë i mirë dhe me atë që ka treguar në futbollin shqiptar.

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐦𝐞 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐝𝐞̈𝐦𝐭𝐮𝐚𝐫. 𝐇𝐚𝐝𝐫𝐨𝐣𝐢 𝐢 𝐟𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫?

Prej rreth gjashtë javësh kemi pasur situata të tilla, duke mos pasur të disponueshëm disa lojtarë, tashmë do zhvillojmë seancën e fundit stërvitore, do të shikojmë në përfundim të saj kush do të jetë gati. Kush do të jetë 100% gati do ta nis titullarë. Do ta shohim situatën e Hadrojt në stërvitje, jo vetëm për Hadrojn por për asnjë lojtar nuk mund të them me siguri do të jetë apo jo. E patë dhe në ndeshjen e fundit, Hadroji vinte pas një mungese disa javore, u rikthye me Teutën po pas 15-20 minutave kërkoj ta zëvendësonim. Nëse fillon ndeshjen do të jetë shumë mirë për ne, por kushdo që do e zëvendësojë nese ndodh, jam sigurtë që do e zëvendësojë si duhet. E di që të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar në senacat stërvitore që zhvillojnë dhe janë të fokusuar dhe gati për të luajtur.

𝐏𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐦 𝟐 – 𝟐.  𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦?

Ishte dy muaj më parë. Jemi përballur me ndeshjet pasardhëse, atë takim e kemi analizuar, përpiqemi duke parë ekipin e radhës që na vjen si kundërshtar mjaft të fortë. Nuk kemi kohë të kthejmë kokën prapa pasi ndeshjet janë shumë afër dhe duhet të shohim vetëm përpara. Askush nuk mund t’i përcaktojë rezultatet e pesë ndeshjeve në një javë, është e vështirë si do dalin ndeshjet, janë shumë të forta me skuadra që luajnë njësoj si brenda dhe jashtë.

𝐃𝐞𝐫𝐛𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨 𝐂𝐢𝐭𝐲 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐦, 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐢𝐮 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈?

Çdo ndeshje duhet të jetë festë e vërtetë për publikun, për të gjithë aktorët që janë pjesë e futbollit shqiptar. Pas 40 viteve në futboll si trajner dhe lojtar, është e rëndësishme të mendoj për ndeshjen pasardhëse dhe kundërshtarin që na pret.

𝐍𝐮𝐤 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐮𝐫 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐦𝐨𝐬 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐦𝐞?

E thashë dhe do e përsëris sërish, e filluam kampionatin me bluze me mëngë të shkurtra, tani me xhaketa, kur të jemi në maj sërish me të shkurtra do të kemi mundësi të flasim për rezultatet, klasifikimin, objektivat. Mendja dhe fokusi ynë duhet të jetë vetëm te ndeshja dhe kundërshtari i radhës. E kam thënë ti mund të kesh performancë të shkëlqyer për 6-7 muaj, më pas një dëmtim në prill i dy-tre lojtarëve kryesorë mund të rrezikojë gjithë sezonin. Çdo gjë duhet të jetë e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.

𝐙𝐠𝐮𝐫𝐨 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐧? 

Ne mendojmë vetëm për Dinamon, për momentin është më e rëndësishmja për mua të mendojmë vetëm për kundërshtarin e nesërm, pra vetëm për Dinamon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco