“A ju ka mbetur peng që nuk pranuat ofertën për të drejtuar kombëtaren e Brazilit?” Kjo është një nga pyetjet që iu bë Carlo Ancelottit në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Osasunas. Reali i Madridit shpreson të dalë nga një moment shumë i vështirë pas humbjeve në shtëpi ndaj Barcelonës dhe Milanit.
Italiani nuk e priti mirë këtë pyetje, duke u përgjigjur prerë: “Faleminderit që më bëtë të qesh, edhe nëse nuk është koha për të qeshur, sepse është një periudhë delikate. Është koha për të menduar dhe mbi të gjitha për të vepruar. Nuk kam asgjë peng dhe vazhdoj të shijoj çdo ditë në Valdebebas, do të vlerësoj gjithë kohën që do të kaloj këtu deri në fund, por jam i lumtur që kaloj kohën time këtu, në klubin më të mirë në botë. Momente të ndërlikuara kanë ndodhur gjithmonë dhe do të ndodhin për fat të keq."
La pregunta a Ancelotti que le provocó una sonrisa: "Me hace reír, no es momento de reír" 😳 pic.twitter.com/K8TyfBbPGR
— MARCA (@marca) November 8, 2024
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: