Ernest Muçi përzgjidhet në formacionin e javës në Ligën e Europës

Ernest Muçi përzgjidhet në formacionin e javës në Ligën e Europës

10:40, 08/11/2024

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshje.

 Ai shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pasi pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luajti përballë Malmo.

Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.

Kaq ka mjaftuar që Muçi të bëhet pjesë e formacionit të javës në Ligën e Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco