Nëpërmjet kanaleve të saj zyrtare, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka bërë publike listën e trajnerit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Bosnjë Hercegovinës dhe Hungarisë.
Vjen grumbullimi i parë për Stefan Ortega Morenos e Manchester City-t, ndërsa Julian Brandt dhe Felix Nmecha nga Borussia e Dortmundit rikthehen në kombëtare. Mes lojtarëve që luajnë në kampionatin elitar italian ka marrë ftesë vetëm Robin Gosens i Fiorentinës. Më poshtë është lista e plotë:
Lista e Gjermanisë:
Portierë: Baumann, Nubel, Moreno
Mbrojtës: Gosens, Henrichs, Kimmich, Koch, Mittelstadt, Rudiger, Schlotterbeck, Tah
Mesfushorë: Andrich, Brandt, Fuhrich, Gross, Musiala, Nmecham, Stiller, Wirtz
Sulmues: Gnabry, Havertz, Kleindienst, Undav
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: