VIDEO/ Ernest Muçi shënon në Europa League, i hap rrugën fitores së Besiktas

VIDEO/ Ernest Muçi shënon në Europa League, i hap rrugën fitores së Besiktas

18:29, 06/11/2024

Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Besiktasin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshjeje.

Sot sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pasi pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Besiktasi luante përballë Malmo.

Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.

Të gjithë tifozët thirrën në kor emrin e sulmuesit shqiptar, por ky i fundit zgjodhi të mos festonte duke tundur gishtin, ndoshta edhe në shenjë proteste ndaj kritikave të pamerituara që ka marrë gjithë këtë kohë, teksa po tregon se është një lojtar i cili është kthyer në forcën kryesore të sulmit të Beshiktash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco