Dëmtimi i radhës i Neymarit, Al-Hilal gati të heqë dorë përfundimisht nga braziliani

Dëmtimi i radhës i Neymarit, Al-Hilal gati të heqë dorë përfundimisht nga braziliani

15:46, 06/11/2024

Ajo që mund të ndodhë në Arabinë Saudite është e bujshme. Sipas asaj që raportohet nga “Action Ma3 Waleed”, Al-Hilal duket se është lodhur nga lëndimet e vazhdueshme të Neymarit.

Në fakt, regjistrimi i tij për fazën e dytë të sezonit nuk është i detyrueshëm dhe klubi po mendon ta lirojë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Vetë Neymar e komentoi kështu dëmtimin e fundit: "Ndjeva një ngërç, por dhimbja ishte shumë e fortë. Do të bëj disa analiza, shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Është normale që të ndodhë pas një viti, e kishin paralajmëruar tashmë mjekët. Unë duhet të jem i kujdesshëm".

Jorge Jesus, trajneri i Al-Hilal, nga ana tjetër, reagoi: "Shërimi nga një dëmtim si ky nuk është i lehtë. Ai luan në një pozicion që e bën atë shumë të prekshëm ndaj kontakteve. Unë besoj se dëmtimi i tij është muskulor, jo gjuri. Ai duhet të qëndrojë jashtë të paktën dy javë”.

Lëvizja që mund të ndryshojë tërësisht letrat në tavolinë është interesimi për Cristiano Ronaldon. CR7 nuk ka nevojë për prezantim, ai është një fenomen që duket se nuk dëshiron të ndalet kurrë dhe madje në moshën 39-vjeçare ka shifra të frikshme.

Nga data 5 shkurt 2024 e deri më sot, pra nga ditëlindja e portugezit, ai ka shënuar 41 gola në 45 ndeshje, duke dëshmuar se nuk është një futbollist i mbaruar dhe ka ende shumë për t'i dhënë këtij sporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco