Rikuperim i rëndësishëm tek Arsenali në kuadër të ndeshjes kundër Interit, nesër në mbrëmje, në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për raundin e katërt të Champions League.
Martin Odegaard ishte gjithashtu i pranishëm së bashku me pjesën tjetër të grupit në seancën përfundimtare të mëngjesit të sotëm në Qendrën e Trajnimit të Realty Sobha.
“Ylli” norvegjez, një element kyç në lojën e skuadrës së Mikel Artetës, konsiderohet i disponueshëm për ndeshjen kundër zikaltërve pas mungesës së gjatë për arsye dëmtimi.
Odegaard, në fakt, u dëmtua në fillim të shtatorit me kombëtaren e tij, duke munguar për dy muaj. Megjithatë, mungesat e rëndësishme të “Topçinjve” janë Riccardo Calafiori, Takehiro Tomiyasu dhe Kieran Tierney, të gjithë lojtarë që po vazhdojnë programet e tyre përkatëse të rikuperimit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: