Java e 12-të e Superiores uli siparin mbrëmjen e sotme me 2 duele tepër interesante që rezervuan surpriza dhe plot 7 gola.
Dinamo mposhti me rezultatin 0-5 Elbasanin, ndërsa Partizani dhe Teuta ndanë pikët pas barazimit 1-1 në minutat e fundit. Ndërkohë në duelin e orës 14:00, sfida mes Bylisit dhe Laçit u mbyll në barazim pa gola.
Për sa i përket dy dueleve të ditës së diel, kampionët e Egnatias triumfuan 1-0 ndaj Tiranës, ndërsa Vllaznia bëri detyrën duke mposhtur 2 me 0 Skënderbeun.
Pas 12 javës, Partizani ndan kreun me Vllazninë, teksa ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, 21.
Ndjekin Dinamo me 20 pikë dhe Egnatia me 19 pikë.
Në mesin e artë duken Elbasani dhe Teuta, ndërsa rivalitet i ashpër edhe në fundin e renditjes.
Tirana, Skënderbeu dhe Laçi, ndajnë kuotë të barabartë pikësh nga 11 secila.
Tabela mbyllet me Bylisin që ka grumbulluar 10 pikë në 12 javë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: