Simone Inzaghi nuk dëshiron të flasë shumë për problemet në lojën e Interit, i cili ishte me fat që mori tri pikë kundër Venezias.
“Jam shumë i kënaqur, e merituam fitoren. Na duhej kjo fitore sepse është tepër e rëndësishme për ne pas asaj kundër Empolit.
Duhet të ishim më klinikë, por besoj se kemi pasur një pjesë të parë të shkëlqyer dhe i kam lavdëruar lojtarët gjatë pushimit.
Në pjesën e dytë humbëm formën në 15 minutat e para, por, pasi kaluam në avantazh, e menaxhuam mirë lojën. Është e qartë se në Serinë A ndeshjet janë gjithmonë në ekuilibër, por meritë e Venezias që erdhi këtu dhe bëri një paraqitje të shkëlqyer.”
Rivaliteti: “Ka shumë skuadra të forta që janë forcuar, dhe ne kemi edhe lojtarë me ndikim, por kjo do të jetë një ligë shumë e ekuilibruar. Tani për tani, ne jemi të gjithë afër së bashku me një distancë prej 4-5 pikësh në krye. Këto fitore mund të bëjnë diferencën, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse kemi shumë ndeshje në një periudhë të shkurtër. Sot na u khye Calhanoglu, Acerbi do të jetë gati për të mërkurën. Na mungon vetëm Carlos Augusto dhe jam i kënaqur që kam pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion.
Sfida me Napolin dhe më pas Arsenali: “Ndeshja kundër Napolit do të jetë e rëndësishme, por brenda pak ditësh do të përballemi me Arsenalin, i cili është një nga skuadrat më të forta në Evropë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: