Shkëmbi: Ndoshta kemi gabuar me disa lojtarë, s’më pëlqeu reagimi në pjesën e dytë

Shkëmbi: Ndoshta kemi gabuar me disa lojtarë, s’më pëlqeu reagimi në pjesën e dytë

16:38, 03/11/2024

Bledi Shkëmbi është i pakënaqur nga qasja e skuadrës së tij në humbjen me Egnatian. Ai, siç thksoi pas ndeshjes, priste tjetër reagim nga bardheblutë në pjesën e dytë.

“Pjesa e parë ka qenë pozitive deri te momenti i golit, që edhe mund të ndodhë, pavarësisht se m’u duk se kishte prekje me dorë të sulmuesit. Por kjo është për pjesën e specialistëve të arbitrimit. Ajo që nuk më pëlqen është reagimi në pjesën e dytë. Pritja që të reagonin, por në asnjë moment nuk e arritëm dhe në momente të veçanta mund të pësonim edhe golin e dytë.

Unë nuk është se shquhem apo merrem me arbitrat, por në momentin që hyn në dhomën e zhveshjes që bën analizën, stafi me tregon foto e video të sulmuesit që ka prekur topin me dorë dhe e thashë. Rregulloret nuk e di si janë, nuk është justifikim, nuk justifikoj veten dhe lojtarët. Kjo është një ndeshje që duhet të reflektojmë shumë unë dhe lojtarët. Në futboll mund të ndodhë që të humbim e reagojmë, por në pjesën e dytë nuk ishte kjo.”

Përgjegjësia: “Ne kemi ndërruar sistem edhe në ndeshje të tjera dhe skuadra është përgjigjur. Mendoj se ndoshta kemi gabuar diçka në emra unë dhe stafi, në futjen në lojë të lojtarëve. Ajo që mu duk më shumë ishte se humbëm inteligjencën dhe përqendrimin që duhej të vazhdonim deri në minutën e 90 se loja ishte 1-0. M’u duk sikur lojtarët humbën detyrat, përqendrimin, reagimin dhe mendoj se këto ishin problemet kryesore të pjesës së dytë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco