Napoli befasohet nga Atalanta, Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve

Napoli befasohet nga Atalanta, Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve

16:08, 03/11/2024

Atalanta moi një fitore të madhe në transfertë me Napolin me rezultatin 3-0, ndeshje e luajtur në kuadër të raundit të 12-të të Serisë A.

 Ademola Lookman shënoi dy here për miqtë, ndërsa një tjetër gol e shtoi Mateo Retegui.

Në fakt, ky ishte edhe një derbi shqiptarësh, me Amir Rrahmanin (Napoli) dhe Berat Gjimshitit (Atalanta) të aktivizuar titullarë në ekipet respektive.

Napoli - Atalanta 0-3

SofaScore e ka vlerësuar Rrahmanin me notën 6.8, ndërsa Gjimshitin me notën 7.7, si prej më të mirëve në fushë.

Rrahmani kishte katër spastrime, katër duele të fituara dhe 91 për qind të pasimeve të sakta.

Në anën tjetër, Gjimshiti kishte pesë spastime, tri ndërprerje të aksioneve dhe gjashtë duele të fituara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco