Bayerni i Mynihut mbetet i vetëm në krye të Bundesiliës me tri pikë më shumë se Leipzigu. “Dhuratën” klubit bavarez ia bën Borussia e Dortmundit që mposhti 2-1 me përmbysje pikëisht “demat e kuq” në kuadër të javës së nëntë të Bundesligës.
Pjesa e parë e ndeshjes në “Signal Iduna Park” mbyll në barazim 1-1. Të parët shënuan miqtë me Seskon në minutën e 27-të, por kundërpërgjigjja e verdhezinjve ishte shumë e shpejtë me golin e Beier vetëm tri minuta më vonë.
Pjesa e dytë ishte e bukur me raste në të dyja portat, por në këtë fraksion u shënua vetëm një gol nga Guirassy në minutën e 65-të, por që mjaftoi për t’i siguruar fitoren Dortmundit, që me këtë trepikësh ngjitet në kuotën e 16 pikëve, shtatë dhe katër pikë me pak se Bayerni dhe Leipzigu.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: