Duke folur në studiot e “Radio Serie A”, Masimo Ambrozini komentoi humbjen e Milanit kundër Napolit të martën mbrëma. Të shumta spuntot e ofruar nga ish-mesfushorit që analizoi edhe aspekte të tjera të realitetit kuqezi në këto dy muaj të parë të sezonit.
Le ta nisim nga paraqitja e fundit…
Milani nuk zhvilloi një ndeshje të keqe kundër Napolit, veçanërisht në pjesën e parë. Por ata kthyen pak ndjenjën e brishtësisë në mbrojtje dhe ishin më pak të vendosur se Napoli në 20 metrat e fundit. Në pjesën e dytë, ritmi pësoi rënie dhe ky Milan lë disa pikëpyetje.
Nuk duhet mohuar edhe forca e Napolit…
Konte bën strategji kur thotë se punon ende në një kantier të hapur. Mua Napoli më duket si një ekip i përfunduar dhe i plotësuar. Pa kupa në mesjave, janë ata favoritët kryesorë për titullin.
Po Milanit, çfarë i mungon?
Në pjesën e parë të sezonit ishte një frymë ekipore që është e nevojshme për të hedhur hapa të sigurt përpara. Ndaj Napolit pamë një reagim pas golit të Lukakut, por duhet të bëjmë disa zgjedhje.
Mund të shpjegoheni më mirë?
Në golat e parë dy qendërmbrojtësit nuk ishin në pozicionin e duhu, e për më tepër Fonseka duhet të zgjedhë dy qendërmbrojtësit titullarë. Nuk është normale të bëjë rrotacione kaq të shpeshta edhe pse i mungonte Gabia që deri më tani ka shfaqur më shumë besueshmëri se kushdo tjetër nga shokët e repartit. Thënë kjo, Milani ka filluar të lërë ca si shumë pikë.
Si ish-futbollist, cili është mendimi juaj për situatën e Leaos?
Që Leao të luante ndaj Napolit si titullar do të duhej të vendosej Okafori si fantazisti. Nëse pankina e parë ishte një sinjal, ajo e së martës ishte një zgjedhje teknike. Por në planin afatgjatë Fonseka nuk mund të mendojë të bëjë pa Leaon.
Çfarë bën një trajner në këto raste?
Sigurisht që duhet të ndihmojë edhe veten që të mos i japë djalit një alibi të mëtejshme: kur ndodh që lojtari më i fortë në skuadër është jashtë, është një shenjë, tani kalendari parashikon Monzan dhe Realin e Madridit dhe duhet gjetur një çelës për ta rifutur Leao në dinamikat e Milanit, por në mënyrë që të jetë vendimtar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: