Bayer Leverkuseni ka humbur magjinë, vjen barazimi i radhës në Bundesligë

Bayer Leverkuseni ka humbur magjinë, vjen barazimi i radhës në Bundesligë

22:45, 01/11/2024

Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos po humbet magjinë. “Aspirinat” nuk ishte në gjendje të shënonte kundër Stuttgartit në shtëpi, me takimin të mbyllur me rrjeta të paprekura (0-0).

Gjithçka tregon se, për momentin, ata do të humbasin terren ndaj  Bayernit dhe Leipzigun në krye të tabelës të Bundesligës.

Nëse bavarezët dhe “demat e kuq” do të fitojnë respektivisht ndaj Union Berlinit dhe Dortmundit, diferenca me këto skuadra do të të thellohej në shtatë pikë.

Nuk është i njëjti Leverkusen vdekjeprurës si sezonin e kaluar dhe pasojat kanë filluar të shihen në tabelë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco