Ruben Amorim është zyrtarisht trajner i Manchester United. Një lëvizje kjo e pritshme, pasi trajneri portugez ishte paralajmëruar gjatë kësaj kohe.
Amorim është kështu pasuesi i Ten Hag. Ky i fundit u shkarkua këtë të hënë, pas disa rezultateve negative.
Kontrata e tij në Portugali ishte e vlefshme deri në vitin 2026, për këtë detajet e largimit do të bëhen të ditura në vazhdim.
Amorim largohet nga Sportingu i Lisbonës në Portugali pas 4 viteve. 39-vjeçari fitoi dy herë kampionatin.
Këtë sezon po ashtu spikati, pasi skuadra e tij i ka fituar të nëntë ndeshjen e para duke kryesuar me pikë të plota kampionatin.
Është vetë faqja zyrtare e klubit anglez e cila ka njoftuar marrëveshjen me trajnerin deri në verën e vitit 2027, me opsion zgjatje edhe për një vit.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ruben Amorimit si trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve.
Ai do të bashkohet deri në qershor 2027 me një opsion klubi për një vit shtesë, pasi të ketë përmbushur detyrimet e tij ndaj klubit aktual.
Ai do t’i bashkohet Manchester United të hënën më 11 nëntor”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Ruud van Nistelrooy do të vazhdojë të drejtojë ekipit derisa të bashkohet Ruben Amorim.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: