‘Yamal nuk ka kufij, mund ta fitojë Topin e Artë’

‘Yamal nuk ka kufij, mund ta fitojë Topin e Artë’

10:25, 01/11/2024

Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka lavdëruar shokun dhe bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke thënë se ai nuk ka kufij dhe mund ta fitojë shumë shpejtë “Topin e Artë”.

Cubarsi ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ku shprehu ambicien e tij për të ardhmen e tij te Barcelona.

“Unë dua të fitoj të gjithë titujt në Barça, dua të kaloj gjithë karrierën time këtu”, ka thënë fillimisht Cubarsi për “RAC1”.

17-vjeçari gjithashtu lavdëroi shokun e skuadrës së Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal.

“Lamine Yamal nuk ka kufij. Është e ndërlikuar ta ndalosh atë. Asnjëherë nuk e di se në cilën rrugë do të shkojë.

Lamine Yamal mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Të gjithë e shohin se kush është Lamine, por unë e njoh prej kohësh. Ai ka aftësitë e nevojshme për ta arritur atë”, përfundoi mbrojtësi i Barçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco