Drita mposht thellë Prishtinën, Ferizaj e Malisheva ndajnë pikët

Drita mposht thellë Prishtinën, Ferizaj e Malisheva ndajnë pikët

16:06, 31/10/2024

Drita triumfoi me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës e Kosovës.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 22-të me anë të Besnik Krasniqit, i cili shënoi nga një penallti e diskutueshme, ndërsa Albert Dabiqaj shënoi dy minuta më vonë për epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, Prishtina luajti si e barabartë, por pa arritur të bëjë më shumë në kërkim të rikthimit të rezultatit dhe në fund ishin vetëm vendasit që shënuan përsëri.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 88-të me anë të Albert Dabiqajt, i cili shënoi nga afërsia për 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e dytë me 18 pikë, ndërsa Prishtina renditet e pesta me 16 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj dhe Malisheva ndanë pikët, duke barazuar 1-1 në një ndeshje të çmendur, pasi të dy golat u shënuan në minutat shtesë.

Përkundër disa rasteve, nuk pati dhe 45-minutëshi i parë u mbyll 0-0.

 

Në pjesën e dytë Ferizaj mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi kapiteni i vendasve, Edon Sadriu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ishte minuta e 92-të e ndeshjes, kur Malisheva gjeti golin e parë me Drilon Hazrollajn që realizoi nga afërsia për 0-1.

Megjithatë, në minutën e 97-të vendasit fituan një penallti pasi Arlind Veliu ndali në zonë Betim Haxhimusën.

Përgjegjësinë e mori Albion Kurtaj i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Nuk pati më kohë për ndryshim rezultati dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Ferizaj vazhdon të mbetet në pozitën e shtatë me 14 pikë, derisa Malisheva ndanë pozitën e parë me 19 pikë me Ballkanin.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco