Interi e pati të lehtë të mposhtte Empoli në transfertë në kuadër të javës së 10-të të Serisë. Një karton i kuq i marrë nga Goglichidze në minutën e 31-të prishi ekuilibrat në fushë, me Empolin që vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte nga ndëshkimi përballë një prej ekipeve më të fortë të Serisë A.
Vendësit rezistuan deri në minutën e 50-të, kur Frattesi, në zonën e Empolit i dha një trajektore të çuditshme topit, që përfundoi në rrjetë aty ku bashkohet shtylla me traversën.
S’mund të bënin asgjë më tej Ismajli me shokë, teksa në minutën e 67-të Frattesi realizoi të dytin personal, i shërbyer nga Lautaro.
Në të 79-të erdhi edhe goli i tretë, që mban firmën e Lautaro Martinezit. Asnjë minutë në fushë për Kristjan Asllanin, edhe pse Inzaghi kreu plot pesë zëvendësime. Me këtë fitore, Interi ruan vendin e dytë në kuotën e 21 pikëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: