Tragjike! Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi

Tragjike! Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi

17:17, 30/10/2024

Një aksident i rëndë automobilistik i ma marrë jetën një çifti shqiptarësh në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria - Selanik, pranë Kouloura Imathias. Furgoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjecari shqiptar Ali Bushi. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjecari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjecare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

 

Mësohet se dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish futbollistit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, aktualisht trajner i Kombëtares U-21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco