Bologna mposht Cagliarin në transfertë, Lecce kalon Veronën

Bologna mposht Cagliarin në transfertë, Lecce kalon Veronën

20:33, 29/10/2024

Përfundojnë dy ndeshjet e para të javës së 10-të të Serisë A . Bologna mori tri pikë shumë të rëndësishme në transfertë me Cagliarin pas një serie prej tri barazimesh radhazi. Skuadra emiliane fitoi me rezultatin 0-2 me gola të Orsolinit dhe Odgard.

Fiton edhe Lecce e Ramadanin me rezultatin minimal përballë Veronës. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Dorgu.

Paraqitje shumë e mirë e mesfushorit të kom Kombëtares Shqiptare, që ishte mes më të vlerësuarve në këtë ndeshje me notën 7.5.

Në fakt, Lecce mund të kishte fituar edhe më thellë, por nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik të krijuar nga ndëshkimi me karton të kuq të Tchatchoua dhe Belahyane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco