Brdsric: Çmenduri që luhet të Lushnjë, por kudo të jetë, duam fitoren

Brdsric: Çmenduri që luhet të Lushnjë, por kudo të jetë, duam fitoren

16:50, 29/10/2024

Brdariç e quan çmenduri faktin që derbi i Shqipërisë, Tirana – Vllaznia, do të luhet në “Roza Haxhiu” të Lushjës (ora 14:00), ndërsa nënvizon se fusha nuk është në kushtet e duhura sipas informacioneve që kanë.

“I uroj Vllaznisë dhe tifozëve një ndeshje sa më të mirë nesër, të suksesshme, ky është objektivi ynë. Për rrethanat, ishte çmenduri, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim. Tani kanë bërë marrëveshje për të luajtur në Lushnjë, në informacionet që kemi fusha nuk është në kushtet e duhura, çfarë të presim? Ne do të presim një ekip që punon, të jemi fizikisht dhe psikologjikisht sa më të fortë. Dhe të kuptojmë se luajmë me këto kushte, të jemi vetëm vetvetja, të kuptojmë se është ndeshje klasike dhe ndeshjet kundër Tiranës janë gjithmonë të veçanta. Mezi po pres të fillojë ndeshja nesër. Çdo gjë nën kontroll, por kushtet të vështira.”

Presioni para Tiranës: “Në çdo ndeshje jemi në presion, kjo është jeta e futbollit. Duhet të jetë tensioni i duhur dhe të jemi të fokusuar, në gjërat kryesore. E dimë që duhet ta kthejmë si është situata, po punojmë me këtë. Duhet të mbijetojmë në një fazë gjatë sezonit. Duam të shkojmë dhe të marrim rezultat pozitiv dhe të marrim pikë nga Lushnja. Nuk është në Tiranë, po nuk ka lidhje ku do luajmë, objektiv janë vetëm tri pikët.”

Gjendja e futbollistëve: “Mala, Balaj dhe Juriç duken mirë, janë kyç për ne. Përsëri na mungon Deliu në qendër, por nuk dua të flas për ata që nuk janë të gatshëm. Jemi ekip shumë kompetitiv. Është në dorën tonë çfarë duam dhe ku duam të shkojmë, i shoh lojtarët që kanë reflektuar, kanë uri dhe duan gjithmonë më tepër dhe me shumë punë do të shkojmë në rrugën e duhur.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco