Organizatorët e Topit të Artë i thanë agjencisë spanjolle të lajmeve EFE se nuk e kishin kuptuar vendimin e klubit iberik për të anuluar udhëtimin për në Paris, ku do të mbahet galaja e çmimeve këtë mbrëmje, pasi është e sigurt që ylli i “Los Blancos”, Vinicius Junior, nuk do të jetë fituesi i këtij edicioni.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, theksojnë organizatorët, France Football dhe UEFA - të cilët nga ky vit e organizojnë galanë së bashku - nuk e kanë njoftuar fituesin paraprakisht dhe as janë kryer intervistat tradicionale dhe fotosesioni me trofeun në funksion të numrit të radhës të revistës franceze.
As klubi i fituesit nuk ishte i informuar nga organizata dhe për këtë arsye ata e konsiderojnë 'qëndrimin e Realit të Madridit të pakuptueshëm'.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: